Feston 65-vjetorin/ Besnik Mustafaj sjell romanin e ri ‘Fati i Marrë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i njohur,  Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar për shkrimtarin do të promovohet dhe romani i tij më i ri, ‘Fati i Marrë’.

Eventi do të organizohet në ambientet e Hotel Tirana International më 25 shtator 2023 ora 18:00.

Besnik Mustafaj ka lindur në Bajram Curr, më 23 shtator 1958. Ai është një politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Ka studiuar gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të Kulturës që ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të Punëve të Jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997.

Feston 65-vjetorin/ Besnik Mustafaj sjell romanin e ri ‘Fati i

Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktat i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perëndimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930.

Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranojë postin e drejtorit për marrëdhëniet me jashtë të Partisë Demokratike.

Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij “Daullja prej letre” më 1997.

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV