U shtrua në spital në gjëndje të rëndë, ndahet nga jeta filozofi i njohur (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është ndarë nga jeta Gianni Vattimo. Filozofi me origjinë italiane fillimisht është shtruar në spitalin Rivoli (Torino) në gjendje të rëndë.

Lajmi i ndarjes nga jeta është bërë i ditur në një postim në Facebook nga Simone Caminada, asistent dhe shoqërues i filozofit prej 14 vitesh.

Vattimo u shua në moshën 87-vjeçare dhe ishte i njohur për zhvillimin e konceptit të “mendimit të dobët” si një kritikë e metafizikës tradicionale. Ai ishte gjithashtu një parlamentar evropian.

U shtrua në spital në gjëndje të rëndë, ndahet nga

Por kush ishte Gianni Vattimo?

Vattimo lindi në kryeqytetin piemontez më 4 janar 1936. Ai mund të konsiderohet si studiuesi më i madh i mendimit të Martin Heidegger-it, pasi ka pasur mësues të tillë si Hans Georg Gadamer.

Antidogmatik, besimtar i patundur në faktin se rendi autentik i gjërave nuk mund të përshkruhet në mënyrë filozofike apo shkencore, ai kritikoi çdo pozicion metafizik.

Me Pier Aldo Rovatti ai redaktoi një përmbledhje me ese mbi të menduarit e dobët në 1983, nga të cilat ai u konsiderua si eksponenti më i madh. Gjithmonë është përpjekur t’i bëjë teoritë e tij të aksesueshme edhe për publikun më pak të kulturuar, me shkrim shumë të thjeshtë dhe të qartë.

Ai e deklaroi veten komunist por “jo në kuptimin e vjetër marksist” dhe ishte shumë fetar. Ai e përkufizoi veten si “homoseksual dhe i krishterë” dhe konsiderohej një pararendës i çështjeve LGBT.

Përveç profesorit në Universitetin e Torinos, ai dha mësim edhe jashtë vendit dhe mori tituj nderi nga universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Ai ishte gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian për dy legjislatura, fillimisht me demokratët e majtë në 1999 dhe më pas me Italia dei Valori të Di Pietro-s në 2009 dhe kontribuoi në përhapjen e filozofisë duke drejtuar programe televizive në TV./   S.M

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV