De Jong fton De Ligt te Barcelona: Një ditë do të vijë!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata ishin ylli i madh që shndriti në Europë në një skuadër talentesh. Shpejt ranë në ‘grepat’ e skuadrave më të mëdha të botës, por u ndanë.

Lanë skuadrën e zemrës dhe lëvizën drejt majës së futbollit, por asnjëherë s`harruan njëri-tjetrin as Ajax-in e tyre. Mattijs De Ligt dhe Frenkie de Jong janë mbrojtësi dhe mesfushori më premtues të këtij sezoni.

I pari u cilësua si i riu më i mirë i Europës për sezonin që lamë pas, pra para se të transferohej te Juventus. Ndërsa i dyti është ‘violina’ që bëri Barcelonën të hidhte jo pak para për transferimin e tij.

Por Matthijs de Ligt e refuzoi Barcelonën gjatë verës, pasi zgjodhi t’i bashkohet Juventusit. Por Frenkie de Jong beson se ish-bashkëlojtari i tij tek Ajax mund t’i ribashkohet atij në ‘Camp Nou’ në të ardhmen e afërt.

“De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, tha De Jong për ‘De Telegraaf’.

“Fakti që ka shkuar në Itali nuk nënkupton se ai nuk mund të luajë për Barcelonën pas pak vitesh. Ai e ka bërë vendimin e duhur; po bën punë të mirë në Torino”, shtoi ai.

Ai foli edhe për veten dhe mënyrën e përshtatjes së shpejtë në skuadrën katalonase.

“Përshtatje ime në skuadër, e them me dy fjalë: pothuajse e përkryer”, theksoi ai, ndërsa Barcelona vijon si çdo vit me synimin e fitimit të të gjithë trofeve. /Fjala.al/

Të fundit

PAMJE APOKALIPTIKE/ Shpërthen vullkani Etna në Itali, reja e hirit mbulon zonën (VIDEO)

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, shpërtheu herët në mëngjes këtë 2 qershor në një shfaqje dramatike të forcës...

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të tyre referues nga ato të...

Tatimet: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ bizneset të kenë paguar detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ Lufta është e shpallur, bujrum…

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një...

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ja kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve

Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të negociatave, që lidhet me politikën...

Lajme të tjera

Web TV