Papa Françesku paralajmëron rikthimin e krizës: Bota në prag të luftës bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Bota ndodhet në prag të luftës bërthamore”. Ky paralajmërim vjen nga Papa Françesku. Në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në një konferencë të Vatikanit për 60-vjetorin e “Pacem in Terris”, Papa Françesku, rikujton thirrjet e tij për kombet që të eliminojnë armët bërthamore dhe të përdorin armët konvencionale vetëm për vetëmbrojtje.

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota është në prag të një lufte bërthamore, ngjashëm sikur kriza raketore e Kubës e vitit 1962.

Kreu i Kishës Katolike këtë deklaratë e bëri  gjatë një konference ndërkombëtare në Oslo në ceremoninë e 60-vjetorit të enciklikës papale të botuar nga Papa Gjon XXIII, “Pacem in Terris”.

Në mesazhin e tij, sipas Vatican Neës, Papa tha se konferenca po zhvillohet “ndërsa bota jonë vazhdon të jetë nën shtrëngimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila po zhvillohet gradualisht dhe në rastin tragjik të konfliktit në Ukrainë, ku nuk mungon kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”.

Ai bëri një krahasim midis situatës aktuale dhe kohës që i parapriu botimit të “Pacem in Terris”, ku kriza lidhur me vendosjen e raketave në Kubë në tetor të vitit 1962, e solli botën në mënyrë të rrezikshme pranë shkatërrimit bërthamor.

Duke i kërkuar konferencës që të përqendrohet në seksionet e “Pacem in Terris” që trajtojnë çarmatimin dhe mënyrat për të arritur paqen afatgjatë, Papa tha se “një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme”.

Ai kujtoi, gjithashtu, deklaratën e tij nga Memoriali i Paqes në Hiroshima në vitin 2019, kur tha se “përdorimi i energjisë atomike për qëllime lufte është imorale, ashtu siç është imorale edhe posedimi i armëve bërthamore”.

Lidhur me armët konvencionale, ai tha se ato “duhet të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo të drejtohen drejt objektivave civile”./   S.M

Të fundit

Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

Serbia ndaloi plotësisht eksportin e municionit, në kohën e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit dhe mes kritikave të shtuara...

Një mrekulli e rrallë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës: Lind një drer i zi!

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ka ardhur në jetë një drenushë me ngjyrë të zezë, një fenomen tepër...

Përplasja Izrael-Iran/ Pasoja të forta në ekonominë globale, ja si do ndikohej Shqipëria!

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, por dhe ndërhyrja e SHBA duke bombarduar objektet bërthamore në Teharan shkundën tregjet botërore. Nga kjo situatë  konflikti u...

Sot provimi i fundit i Maturës/ Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit

Ministria e Arsimit ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për të garantuar një administrim të rregullt dhe të drejtë të Provimeve të Maturës Shtetërore,...

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje. Padia është bërë...

Lajme të tjera

Web TV