Drogë nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e një foshnje në New York për shkak të drogës nën tapetin e çerdhes, dërgoi në pranga tre persona. Autoritetet kanë thënë se fëmija 1 vjeç vdiq nga mbidoza, kurse tre fëmijë të tjerë u dërguan në spital.

Një kg drogë e llojit “fentanil” është gjetur në një tapet në një dhomë gjumi në një çerdhe në New York, ku një fëmijë ndërroi jetë dhe 3 të tjerë u dërguan në spital. 1-vjeçari, Nicholas Dominici, i cili kishte nisur çerdhen një javë më parë, ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës.

Policia ka ngritur dyshimet se fëmijët nga 8 muajsh deri në 2 vjeç, thithën fentanil në çerdhe. Hetuesit zbuluan gjithashtu 3 presa të përdorura për të paketuar drogë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, pronari i çerdhes në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza për posedim narkotikësh me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje dhe komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultojnë në vdekje.`

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan foshnjat dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një çerdhe për fëmijë”, tha prokurori amerikan i Manhattan

Policia thotë se droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanil, 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkaku për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA./I.S

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV