Qëllohet drejt një patrulle të “Shqiponjave”, plagoset polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Hysen Gjura, në zonën e Porcelanit.

Po sipas të dhënave të para, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar në drejtim të një efektivi policie duke e lënë të plagosur.

Në një reagim paraprak për mediat, Ministria e Brendshme tha se polici u plagos gjatë kohës që patrulla e Shqiponjave po ndiqte një person të dyshimtë.

Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.”/kb

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV