“Karrierës nuk i dihet kurrë”, Nadal ul me këmbë në tokë talentin Carlos Alcaraz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rafael Nadal është aktualisht në fazën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit. Spanjolli pritet të rikthehet për Grand Slam-in e parë të sezonit të ardhshëm në Australian Open të vitit 2024. Vit që mund të jetë edhe i fundit për tenistin nga Mallorca.

Gjatë kësaj periudhe që 37-vjeçari ka munguar kanë ndodhur shumë ngjarje në botën e tenisit teksa është konfirmuar gjithnjë e më tepër një fenomen si Carlos Alcaraz që aktualisht është në kuotën e dy trofeve Grand Slam.

Specialistët besojnë se spanjolli do t’i thyejë të gjitha rekordet që janë në lojë e që janë vendosur nga emra si Nadal, Federer e Djokovic. Megjithatë, Nadal si një veteran që nuk nxitohet të dalë në përfundime thekson se askush nuk duhet të bëjë parashikime pasi karrierës dhe vazhdimësisë së saj, nuk i dihet kurrë.

“Mos u nxitoni në gjykimet për Alcaraz. E di që në të gjithë presim që ai të ketë një të ardhme të madhe, ka fuqinë dhe ambicien që i duhet. Por, në karrierën e një atleti mund të ndodhin shumë gjëra të cilat ndikojnë negativisht.

E kam pak të vështirë ta këshilloj, nuk jam i mirë në këtë rol. Unë asnjëherë nuk kam mësuar nga fjalët, por kam mësuar nga shembujt dhe nga eksperienca. Por, nëse është diçka që mund t’i them Alcaraz është se nuk duhet të kënaqet kurrë, duhet të mendojë gjithnjë për t’u përmirësuar. Të paktën kështu duhet të mendojë pasi është e vetmja mënyrë për të qëndruar i motivuar”, u shpreh Nadal.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV