“Kujdes kur rri me non grata”, ambasada e SHBA dhe BE mesazh Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ambasadat kryesore në vend kanë rrëzuar teoritë se mbështesin Gazmend Bardhin si kryetar të grupit të PD-së. SHBA dhe BE thonë se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri”,” thotë ambasada e SHBA.

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike”, shprehet nga tjetër BE.

Ambasada amerikane shkon edhe më tej, duke i dërguar një mesazh konkret Gazmend Bardhit, i cili, së fundmi ka bashkuar forcat me Sali Berishën.

“Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla” shton ambasada e SHBA.

Reagimet erdhën pasi Gazmend Bardhi tha publikisht se të dy ambasadat e kishin kontaktuar në cilësinë e kryetarit të grupit të PD-së për të zgjidhur cështjen e Avokatit të ri të Popullit.

“Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi” thekson ambasada.

“Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti” shton delegacioni i BE.

Lexo edhe :  Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Avokati i Popullit nuk po zgjidhet prej 14 muajsh, për mungesë konsensusi mes palëve politike, pasi ky pozicion për traditë i është lënë opozitës dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota./   S.M

Të fundit

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

Lajme të tjera

Web TV