Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqën shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se askush nuk u lëndua jashtë ndërtesës që mori flakë, dhe nuk dha hollësi për viktima. Zjarrfikësit dhe forca të shumta emergjente u thirrën për ta shuar zjarrin, që është tregues se zjarri mund të jetë shumë i madh.

Ministria ruse tha se një shërbyes i saj është zhdukur pas sulmit.

Banorët e Sevastopolit thanë se dëgjuan shpërthime në qiell dhe se e panë tymin, sipas mediave ruse. Fotografitë e publikuara nga kanalet ukrainase në Telegram shfaqën re tymi mbi pjesën e përparme të detit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë raketa u rrëzuan nga sistemet e saj mbrojtëse ajrore që kishin cak Sevastopolin.

Oleg Kryuchkov, zyrtar për administratën e Krimesë, i paralajmëroi fillimisht banorët e Sevastopolit se ekzistonte rreziku për edhe një sulm tjetër dhe iu bëri thirrje të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe mos të shkonin në qendër të qytetit.

Më vonë, ai tha se nuk ka më rrezik për ndonjë sulm ajror, por e përsëriti thirrjen për qytetarët të mos shkonin në pjesën qendrore të qytetit, duke thënë se rrugët ishin mbyllur.

Policia iu kërkoi banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi Rusia kreu sulme të mëdha me raketa dhe artileri nëpër qytetet e Ukrainës, duke i vrarë pesë persona, në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Kongresit në Uashington, për të biseduar për një pako ndihma shtesë në vlerë 24 miliardë dollarë.

Lexo edhe :  Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar

Qyteti i portit, Sevastopol, shërben si bazë kryesore për Flotën Detare të Rusisë.

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014 në një veprim të cilin shumica e botës e cilësoi si të jashtëligjshëm, ka qenë cak i shpeshtë qëkur presidenti rus Vladimir Putin e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës 18 muaj më parë./I.S

Të fundit

Trajneri i Gjermanisë foli kundër Bayern? Del e vërteta: “Nëse dikush më telefonon…”

Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool. Kalimi...

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të qeverisë...

United zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri, Cunha firmos për 5 sezone

Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha. Nëpërmjet...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Lajme të tjera

Web TV