Zbardhet dëshmia e shqiptares që për dy vite u torturua nga bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”.

Kjo është dëshmia e 22-vjeçares shqiptare, e cila për dy vite kishte përjetuar tmerrin në duart e bashkëshortit të saj në Greqi.

Ajo u shpëtua pas 2 vitesh torturë brenda banesës ku 28-vjeçari e mbante të izoluar nga fqinjët e saj në Greqi. Mbrëmjen e së enjtes kur banorët e lagjes u mobilizuan për ta shpëtuar pasi dëgjuan britmat e saj.

Fqinjët kanë shkuar tek banesa e çiftit duke goditur dyert, si edhe kanë njoftuar policinë. 28-vjeçari ka tentuar të dalë nga dera e pasme për të shpëtuar, por fqinjët e kapën dhe e ndaluan.

Kur policia hyri brenda banesës gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja e fëmija janë dërguar në spital.

Ajo u martua me detyrim nga prindërit e saj në moshën 18-vjeçare dhe u zhvendos së bashku me partnerin nga Shqipëria në Volos të Greqisë në vitin 2021, por ky i fundit nuk e lejoi kurrë të mësonte greqisht, apo të kishte kontakte me njerëzit.

Sipas, protothema.gr, 28-vjeçari shqiptar e ka dhunuar bashkëshorten e tij që kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre, pasi ai nuk donte vajzë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit.

Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV