Nesër zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës/ Policia publikon planin e masave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës.

Policia e Kukësit ka njoftuar planin e masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për kryebashkiakun e ri.

Masat e marra nga DVP Kukës, për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023, për kryetarin e bashkisë Kukës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës dhe Komisariati i Policisë Kukës, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së votimit, garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të subjekteve që marrin pjesë në këtë proces, si dhe për ruajtjen e objekteve dhe të materialeve që do t’i shërbejnë këtij procesi.

I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.

Është miratuar nga KQZ-ja, lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 99 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 74 qendrat e votimit dhe në vendnumërimin e votave prane KZAZ-së nr. 11 Kukës.

Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, në vazhdimësinë e shërbimeve që kryen Policia e Shtetit çdo ditë, janë anagazhuar dhe 78 punonjës të tjerë policie.

Është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të Policisë, që janë të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, në qytetin e Kukësit.

Punonjësve të Policisë iu është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përckatuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore dhe të udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës janë tejet të vendosura dhe të angazhuara për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Në këtë kuadër apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt./   S.M

Të fundit

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi...

Lajme të tjera

Web TV