Instituti kanadez: Shqipëria e para në rajon dhe e 31-ta në botë për lirinë ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria pozicionohet në vendin e 31-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti kanadez “Fraser Institute”.

Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve më të lira.

Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.

Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.

Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2021. Sipas indeksit duket se kemi një përmirësim, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, pasi jemi rritur me një pozicion dhe po ashtu kemi rritje edhe në pikëzim.

Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte grumbulluar gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohemi me 7.60 pikë.

Në nivel rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Ndjek në renditje Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të.

Në fund të rajonit gjejmë të pozicionuar Bosnjë-Hercegovinën në vendin e 82-të. Këtë indeks e kryeson Singapori me 8.56 pikë, ndjekur nga Kina dhe Zvicra. Në vend të fundit gjejmë të renditura vende si Venezuela.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 3 qershor 2025

Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka pozicionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës, duke u renditur në vend të nëntë, megjithëse krahasuar me vitin 2020 kemi rënë në pozicion.

Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 15-të.

Tv Scan citon, referuar të dhënave të publikuara nga instituti kanadez “Fraser Institute”, se “sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 26 mes 165 vendeve në total”. /   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për...

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Lajme të tjera

Web TV