Nis votimi në Kukës, procesi vijon normalisht në 74 qendra votimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Kukës. Procesi po vijon normalisht në 74 qendra votimi.

Kreu i KZAZ 11, Sahit Doçi në një prononcim për mediat është shprehur se gjithçka po vijon pa probleme.

Me përjashtim të disa problemeve të vogla për sa i përket aparaturave çdo gjë tjetër është në rregull në të gjitha qendrat e votimit.

Sahit Doçi“Procesi i votimit ka nisur mbarë në gjithë qendrat e votimit në shkallë rrethi. Fillimet kanë qenë të mbara, kemi pasur probleme të vogla për sa i përket operatorëve, për vënien në punë të aparaturave. Por nuk kemi probleme shqetësuese. Procesi vazhdon normalisht.

Deri më këto momente nuk kemi shqetësime, sa i përket komisionerëve, vetëm 1 në komunën Bicaj dhe s’kemi probleme të tjera.

Nqs mungon energjia elektrike atëherë votohet manualisht, regjistron emrin, mbiemrin, kartën e identitetit pranë qendrës së votimit”, tha Doçi.

Zgjedhjet  e pjesshme në Kukës mbahen sot pas video-skandalit me ish kreun e bashkisë Safet Gjici.

Në fletën e votimit, zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë midis Alber Halilajt të PS dhe Emri Vata të opozitës./   S.M

Të fundit

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë...

Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar vjedhjen e dytë në banesë gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga një 43-vjeçar. Pas njoftimit se...

Tropojë/ Nëna e tre fëmijëve e zhdukur prej një jave, hetohet edhe krimi në familje!

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe...

BE jep 15 mln euro për Forcat e Armatosura! Gonzato: Shqipëria partner i qëndrueshëm

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë...

Edhe mbi letërsinë, Rusia ka shpallur luftë. Shihni çfarë po ndodh dhe merrni masa

Anna Aslanyan “Nuk digjen dorëshkrimet,” – i thuhet protagonistit të romanit Mjeshtri dhe Margarita të Mikhail Bulgakovit. Këtë sentencë e shqipton vetë Djalli, duke iu...

Lajme të tjera

Web TV