Pas zjarreve të fuqishëm ky vend pranë Shqipërisë goditet nga breshëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rënies së zjarreve një stuhi e fortë me shi e breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento të ishullin italian të Sicilisë.

“Kishim breshër që shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve të fëstëkut”, ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini.

Madhësia e breshrit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një topi tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshmE.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të ligë dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qyteti italian.

Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën ishullin italian – Sicilinë.

Mediat italiane raportojnë se 68-vjeçari humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, derisa viktima e dytë është një 42-vjeçare në afërsi të qytetit Cefal, që humbi jetën derisa tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla./   S.M

Të fundit

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV