Pas temperaturave të larta, vendi “pushtohet” nga reshjet/ Kur pritet përmirësimi i motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fronti i ftohtë ka arritur në Shqipëri gjatë nates dhe mëngjesit me stuhi lokale në shumë vise bregdetare dhe lokalisht edhe në vise tjera. Temperaturat janë ulur paksa edhe në Kosovë, por reshjet janë duke ardhur.

Në vazhdim pritet të kemi zhvillime mjaft të fuqishme të vranësirave të dendura dhe ato konvektive, sidomos në orët paksa më të vonshme të pasdites dhe në mbrëmje e gjatë natës.

Vende-vende mund të ketë zhvillime të shtrëngatave mjaft të fuqishme me rrebeshe shumë intensive, vetëtima e bubullima masive që mund të shaktojnë edhe problematika e pëmrbytje kalimtare.

Stuhi të fuqishme dhe rrebeshe mjaft intensive parashihen në territorin e Luginës së Preshevës dhe zonën e Kumanovës në Maqedoninë Veriore. Normalisht edhe në zona tjera dhe këto stuhi do të jenë të larakterit lokal.

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës në shumë pjesë të Kosovë dhe në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe e hëna do të jetë jo-stabile me rrebeshe lokalisht intensive që zhvendosen më shumë në Dukagjin, Maqedoni dhe Shqipëri. Nga e marta përmirësim gradual i motit. /E.T

Të fundit

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e...

Moti i keq godet Elbasanin, përmbytje dhe bllokim qarkullimi

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Stuhia ka zgjatur rreth 20-30...

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u...

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV