Analiza/ Pa testime masive, pandemia e koronavirusit do të vazhdojë që të përhapet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Devi Sridhar “Foreign Policy”

Kur një pacient mbërriti në një spital kinez me probleme të rënda në frymëmarrje në mesin e dhjetorit 2019, mjekët ishin të paqartë se çfarë po i shkaktonte këto simptoma. Patogjenët tashmë të njohur u përjashtuan me shpejtësi: nuk ishin SARS, MERS, apo gripi i zakonshëm, dhe shpejt u zbulua një koronavirus i ri.

Kur mjekët u përpoqën të jepnin alarmin, policia i kërcënoi. Prandaj zyrtarët e shëndetësisë, thanë në fillim se nuk kishin prova të qarta të transmetimit të këtij virusi nga njeriu te njeriu. Kur Kina e informoi më në fund Organizatën Botërore të Shëndetësisë mbi epideminë më 31 dhjetor 2019, ishte e qartë që qeveria kineze ishte shumë e shqetësuar, se koronavirusi nuk do të ishte i lehtë të kontrollohej apo të menaxhohej.

Deri më 23 janar 2020, Kina kishte 571 raste dhe 17 të vdekur. Ditën tjetër, qeveria qendrore e Kinës vendosi nën karantinë Vuhanin dhe qytete e tjera të provincës Hubei, masë kjo që preku 56 milionë njerëz. Reagimi i ashpër kinez u dha kohë vendeve të tjera, por jo të gjithë udhëheqësit e shfrytëzuan atë.

Para se epidemia të mbërrinte në vendet e tyre, krerët e shteteve në të gjithë botën vendosën të reagonin – ose të mos reagonin – mbi këtë epidemi sipas mënyrave të tyre. Disa liderë botërorë, si presidenti amerikan Donald Trump, me daklaratat që bënin në televizionet kombëtare, i minimizuan rreziqet. Të tjerët, si presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, reaguan menjëherë dhe me vendosmëri.

Në fakt, Koreja e Jugut përbën një shembull në këtë aspekt. Pas njërës prej shpërthimeve më të mëdha epidemike në botë jashtë Kinës, ajo arriti të reduktojë ndjeshëm rastet e reja, pa imponuar masa drastike në mbarë vendin. Dhe krahasimi i Italisë me Korenë e Jugut, tregon se sa dramatike mund të jenë ndryshimet.

Çelësi i suksesit të Koresë së Jugut, ka qenë shpejtësia dhe një nxitje e hershme drejt testimeve në masë, gjurmimit të rreptë të kontakteve, dhe karantinës së detyrueshme për cilindo që gjendet pranë një bartësi të virusit. Vendi, me një popullsi prej 51 milion banorësh, teston më shumë se 20,000 njerëz në ditë.

Ndërkohë, ai përdor aplikacione që jo vetëm ndjekin individët që kanë rezultar pozitivë me koronavirus, por gjithashtu i paralajmëron ata nëse janë të ekspozuar ndaj një personi që mund të jetë i infektuar. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ka një debat lidhur me testimin e rasteve, disomos për ata që kanë vetëm simptoma të lehta.

Deri më 20 mars, shkalla e testimit në Korenë e Jugut ishte 6.148 persona për 1 milionë banorë, ndërsa Britania po testonte vetëm 960 persona për 1 milion banorë, dhe Shtetet e Bashkuara vetëm 314. Pse të harxhojmë kot burimet dhe kohën, në përpjekje për të identifikuar se kush e ka këtë sëmundje, shprehen zyrtarët.

Qeveria britanike, mori një vendim strategjik më 12 mars, për të ndaluar testimin e atyre që kanë vetëm simptoma të lehta, atyre që shkojnë në spitale dhe nuk pranohen të shtrohen, si dhe fuqisë punëtore. Ky ishte një vendim i rrrezikshëm dhe i nxituar, që nuk zgjati për shumë kohë. Kryeministri britanik Boris Xhonson, ndryshoi qëndrim një javë më vonë, kur kërkoi të testohen 25.000 mijë raste në ditë. Duke iu shmangur përgjegjësisë, vendet e tjera të Bashkimit Evropian nuk i ofruan ndihmë mjekësore Italisë gjatë shpërthimit të epidemisë atje.

Këtë boshllëk po e mbush Kina. Testimet kanë shumë rëndësi për 5 arsye kryesore.

Së pari, nëse dalin mbartës të virusit, njerëzit kanë më shumë gjasa të izolohen. Udhëzimet e autoriteteve, kanë qenë që njerëzit të vetëkarantinohen për 7-14 ditë (në varësi të vendit), në mënyrë që virusi mos të përhapet përtej shtëpisë së tyre.

Sidoqoftë, kjo nuk vlen për sa kohë njerëzve u duhet të shkojnë në punë, pasi varen vetëm nga të ardhrat e tyre mujore, si dhe për ata që pyesin veten nëse kanë vërtet COVID-19, apo vetëm një grip të thjeshtë, siç ndodh zakonisht gjatë stinës së dimrit deri në pranverë.

Duke pasur një numër të madh rastesh të personave që nuk shfaqin asnjë shenjë të koronavirusit, testimi është shumë i nevojshëm, për t’u siguruar që mbartësit e koronavirusit nuk do ta transmetojnë atë në mënyrë të pavetëdijshme tek të tjerët.

Lexo edhe :  Qindra lëkundje tërmeti në dy ditë, mbyllen shkollat në ishullin më të njohur të Greqisë

Së dyti, për të këputur zinxhirët e transmetimit të virusit, ekspertët e shëndetit publik duhet të dinë se ku gjendet virusi, dhe kush është ekspozuar ndaj tij. Duke pasur parasysh faktin se studimet vlerësojnë se transmetimi pa simptoma përbën afërsisht 50 për qind të rasteve, testimi është i nevojshëm për të identifikuar bartësit e koronavirusit, në mënyrë që ata mos t’ua transmetojnë atë të tjerëve.

Për më tepër, duhet të indentifikohen kontaktet e ngushta të bartësve të viruseve, në mënyrë që të ata të izolohen, përfshirë kolegët e punës, njerëzit që jetojnë në të njëjtën shtëpi, apo ata që kanë frekuentuar të njëjtat kafene, dyqane, trena apo avionë. Kjo është një teknikë klasike që përdorin autoritetet e shëndetit publik, dhe një nga mënyrat e vetme për pasur një panoramë më të qartë të atyre që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit dhe bartësve të tij.

Së treti, përsa kohë që autoritetet lokale po përpiqen të shpërndajnë nëpër spitale sasinë e duhur të pajisjeve mbrojtëse personale për stafin, pajisjet e përshtatshme si ventilatorët dhe oksigjenin dhe shtretërit, madje edhe për personelin, ata duhet të parashikojnë se sa do të jetë numri i njerëzve që do të vijnë në një ditë në njësitë e kujdesit intensiv.

Duke testuar me shpejtësi personat që janë të prekur me COVID-19, dhe duke pasur informacion paraprak se sa per qind e njerëzve do të kenë nevojë për përkujdesje spitalore, ekspertët e shëndetit mund t’i marrin vendimet duke u bazuar në të dhëna më të sakta.

Së katërti, siç kanë treguar Kina dhe Koreja e Jugut, pjesë të caktuara të një vendi mund të bëhen vatra të nxehta me një numër të madh rastesh. Kjo gjë po ndodh tashmë në Londër, duke pasur parasysh numrin e lartë të njerëzve që mbërrijnë nëpër spitale, dhe që janë të sëmurë rëndë me COVID-19.

Por në vend se ta vlerësojnë këtë situatë, duke parë rastet e shumta që paraqiten nëpër spitale, dhe duke reaguar shpejt, autoritetet e shëndetit publik mund të shohin se ku po shfaqen vatrat e reja të nxehta. Siç po e tregojnë edhe rastet, shumë njerëz e kanë marrë infeksionin në një vend të caktuar, si për shembull gjatë shërbimit në kishë apo duke ngrënë në restorant.

Dhe përbën një ndryshim të madh nëse një vend ka 50, 500 ose 50.000 raste. Duke mos pasur një numër të saktë, qeveritë dhe mjekët po përpiqen të luftojnë kundër një “zjarri” pa e ditur se sa i madh është vërtet ai. Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetit po publikon raporte ditore duke shqyrtuar numrin e rasteve të konfirmuara për secilin vend, në mënyrë që të gjurmojë evolucionin e shpërthimit, por saktësia e këtyre numrave mbështetet në kryerjen e testeve.

Pa një testim të gjerë të të gjitha rasteve, përfshirë ato me simptoma të lehta, apo ata që janë bartës pa simptoma të virusit, askush nuk e di se sa i madh është problemi.

Çdo epiodemi nis dhe mbaron me një test diagnostifikues. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Gebrejesus, e bëri të qartë se “shtylla kurrizore” e reagimit të autoritetev  shëndetësore në çdo vend bazohet në testimin, izolimin, dhe gjurmimin e kontakteve.

Koreja e Jugut, po tregon se si po funksionon ky model, duke e zvogëluar përhapjen e epidemisë, duke mos vënë në presion shërbimet shëndetësore, dhe duke pasur shkallën më të ulët të vdekshmërisë në mbarë botën.

Në vend se të mendojnë se janë më të zgjuara se të tjerat, qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, duhet të dëgjojnë dhe mësojnë nga vendet e tjera, si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe të kuptojnë se kombet e Azisë Lindore, janë tashmë udhërrëfyesit sesi mposhtet koronavirusi.

*Devi Sridhar është profesoreshë dhe drejtuese e programit të shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgh, në Mbretërinë e Bashkuar.

Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV