1466 gjoba për parkim të gabuar/ Balla: Asnjë tolerancë, mjetet do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të parkojnë në vendet e parashikuara për parkim, në të kundërt makina e tyre do të bllokohet dhe largohet me mjetet të posaçme nga vendi ku gjendet i parkuar.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, të martën, Balla bëri me dije se Policia Rrugore ka vendosur 1466 gjoba për qëndrim të gabuar, 41 gjoba për parakalim të gabuar dhe 113 gjoba për mos respektim të sinjalistikës.

Sipas Ballës, këto fenomene krijojnë edhe trafik, kësisoj ai paralajmëron dhe heqjen me makineri të specializuar të mjeteve të parkuara gabim dhe bllokimin e tyre.

“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund.

Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha, ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, u shkruan Balla.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor.

Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk.

Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, përfundoi Balla. /   S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV