Në Kukës u rikonfirmua ‘Bashkë Humbasim’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i paraqitur zyrtarisht me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme dhe të pjesshme lokale në dy vitet e fundit, ka kaluar deri më sot jo nga fitorja në fitore (siç presupozon emri i koalicionit), por nga humbja në humbje.

E fundit ishte humbja e thellë të djelën në Bashkinë Kukës, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori plot 5470 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur verilindore në të voglën (por simbolike) Bashki të Tropojës.

Kandidati i tij mori plot 1580 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriperëndimore në të madhen Bashki të Shkodrës. Kandidati i tij mori plot 15,000 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriqendrore në të mesmen Bashki të Kurbinit.

Kandidati i tij mori plot 4750 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Në territorin e bashkive të mësipërme, PS-ja nuk kishte arritur ndonjëherë deri në nivelin e 40% të votave në 32 vjetët qysh kur u ripagëzua me emrin “Partia Socialiste e Shqipërisë” (si në zgjedhje parlamentare edhe administrative).

Vetëm pas përballjes me kandidatët e koalicionit të ri “Bashkë Fitojmë”, ajo arriti ta kapërcejë nivelin 50% në to. Kjo, falë rrudhjes së votave për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, që statistikisht duhet quajtur “Bashkë Humbasim”…

Të fundit

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Lajme të tjera

Web TV