Duke pritur ditën e fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jorge Marrirodriga “El Pais”

Kush do t’a mendonte se kërcënimi më i madh ndaj Evropës, nuk do të vinte nga një pushtim ushtarak, pas një periudhe të gjatë paqeje, duke nisur që nga rënia e Perandorisë Romake, deri tek shembja e Murit të Berlinit, apo nga kaosi i shkaktuar nga një strategji e koordinuar e sulmeve terroristë që nuk bëjnë asnjë dallim, pasi terrorizmi xhihadist ka tentuar ta bëjë diçka të tillë që nga fillimi i këtij shekulli.

Në fund të fundit, ai ka qenë një armik shumë më i parëndësishëm për nga përmasat, sesa divizionet sovjetike apo kamikazët vetëvrasës të radikalizuar, por shumë më efektivë. Dy gjenerata të tëra evropianësh, që nuk e kanë njohur luftën apo vuajturr pasojat e saj – në të shumtën e rasteve shumica e tyre janë njohur me to vetëm nëpërmjet televizionit – e gjejnë papritmas veten në një situatë që ka shumë ngjashmëri me atë që kanë përjetuar gjyshërit e tyre. Sigurisht, jo ata që ishin në luftë, apo qytetet e të cilëve u shkatërruan, dhe duhej të udhëtonin vetëm me rrobat e tyre të trupit drejt një të ardhmeje të pasigurt, por si ata që fshiheshin me një të rënë të stilolapsit: rutina, puna, miqësia. Gjithçka, absolutisht gjithçka, rrotullohej rreth një objektivi:të fitohej lufta.

Në një farë mënyre kjo formë e të jetuarit, e bazuar tek parashikueshmëria dhe siguria, vihet në dyshim për këdo që është mësuar për dekada me idenë, se mund të planifikonte dhe kishte nën kontroll çdo aspekt të jetës së tij individuale dhe shoqërore.

Por tani ai e gjen veten në një dimension të ri, me qytetet e tij të pushtuara nga një armik, të cilin për momentin nuk është e mundur t’a luftosh, ndaj duhet të presësh D-Day (ditën e fitores). Por, edhe pas fitores, pas tronditjes fillestare, do të fillojë koha e pyetjeve, e pasuar nga koha e përgjigjeve, si individuale ashtu edhe kolektive.

Lexo edhe :  U dënua për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku Jorgo Goro

Një nga gjërat më interesante gjatë viteve të ardhshme, që do të jetë padyshim ajo e organizimit politik të secilës shoqëri. Dhe këtu do të dëgjojmë gjithçka; sens të përbashkët dhe marrëzi, mendime që kërkojnë të mirën e përbashkët, dhe të tjerat që ndjekin një qëllim personal. Një revolucion tërësor, ku është i nevojshëm të bëhet dallimi – para se kjo të ndodhte – dhe sa e vështirë do ishte tejkalimi i kësaj situate.

Ndoshta një nga efektet pozitive të kësaj situate, është se qytetarët mosbesues dhe skeptikë, janë tashmë të bindur mbi rëndësinë që ka politika kur gjërat bëhen të vështira. Për këtë arsye, është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si u tejkalua kjo situatë.

Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Lajme të tjera

Web TV