Lufta ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Angel Ubide/Lufta kundër koronavirusit paraqet një sfidë ekzistenciale për eurozonën, dhe në këto rrethana vendet anëtare duhet të bashkohen për një zgjidhje.

Ne jemi në luftë. Nuk është një luftë midis te mirës dhe të keqes, është një luftë kundër një virusi, të ri, një armiku te padukshëm që shumëfishohet çdo javë. Truri i njeriut nuk është shumë i përgatitur për te  menaxhuar te rejat e këtij virusi, i nevojitet një skenar që ta ndihmojë të ‘’lundrojë’’.

Gjithashtu nuk di se si të përshtatet me të padukshmen, kjo eshte arsyeja se pse ne jemi frikësuar nga errësira. Dhe mbi të gjitha nuk arrin te kuptojë proçeset  jo lineare; rrijta e shpejte e të infektuarve dhe vdekjeve, megjithëse është e parashkiushme krijon panik. Kjo luftë përveç viktimave krijon ankth dhe frikë.

Ky armik duhet të sulmohet qe ne rrenjë , shpejt dhe pa hezitim. Me një strategji të bazuar në tre shtylla.

Së pari politikat shëndetsore duhet të marrin nën kontroll situatën , duke  siguruar  te gjitha burimet ekonomike, materiale dhe ato njerezore të nevojshme per të shuar virusin dhe minimizuar numrin e viktimave. Çelsi është që të rrafshojmë kurbën e infeksionit për te shmangur kolapsin që mund të krijohet në sistemin shëndetësor, dhe kjo kërkon distancim shoqëror dhe të gjithë ne duhet të sillemi sikur të kemi  kontraktuar tashmë virusin dhe nuk duam ta përhapim atë te askush. Të gjithë së bashku të zbatojmë të gjitha rekomandimet  shëndëtësore; solidariteti fillon me veten.

Përgjigjja e politikës ekonomike duhet të lehtësojë këte ndalesë të papritur; te ofrojë ndihmë, subevencione dhe garanci që kufizojnë ndikmin e kësaj zhdukje të veprimtarisë dhe minimizojnë falimentet dhe pushimet nga puna.

Së dyti, luftimi i virusit do të një kosto ekomomike, e cila do te jetë shumë e madhe. Në rastet e vdekeshmërise së ulët, studimet tregojnë se vendimet për distancimet shoqërore janë themelore për të përcaktuar ndikimnin negativ te nje pandemie në aktivitetin ekonomik. Distancimi shoqëror është një formë “ e ndalimit të papritur njërzor” e ngjashme me ndalesat e papritura te kapitalit në tregje.

Papritur ajo që dikur ishte normale ndalon së qënuri normale. Gjatë natës klientët nuk shfaqen në restorant,palestër, hotele.  Politika ekonomike duhet të lehtësojë këtë ndalesë të papritur:  të ofrojë ndihmë ,subvencione dhe garanci  që kufizojnë dhe ndikojnë në zhdukjen e veprimtarisë , minimizojnë falimentet dhe pushimet nga puna.

Në këtë situatë nuk ka moral me të rëndë se sa harresa e nje sjellje te papërgjegjshme të mëparshme. Plani  duhet të kombinojë një relaksim agresiv te politikës monetare dhe të ndihmojë kompanitë, punëtorët dhe familjet duke bashkëpunuar ngushtë me sektorin bankar:  të sigurojë likuiditetin dhe mbijetesën e kompanive me garanci për kredi të reja dhe shtyrjen e afatit për taksat dhe qerate;  te minimizojë shkatërrimin e vendit të punes me pagesa të pjesshme  të pagave, të ofrojë ndihmë për të vetëpunësuarit dhe subvencione të përkohshme të punësimit; dhe të mbrojë të ardhurat e familjeve më pak të favorizuara me shtyrje afatesh duke forcuar ndihmen per te  papunët  dhe me të ardhura minimale. Planet europiane dhe ai spanjoll i zbatuar këtë jave , janë duke u ndjekur në këtë rrugë.

Lexo edhe :  Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

Së treti, të jeni të sigurt që pasi të keni mposhtur armikun, peisazhi pas betejës  është i ndritshëm dhe optimist, nuk do të ketë pasoja kronike përveç  asaj që mund të jetë një rënie në GDP-së e dimensioneve që nuk janë parë kurrë më parë. Nuk është e mjaftueshëme për të zbutur ndikimin negativ të masave distancuese sociale.

Konsumi që humbet gjatë luftës kundër virusit është konsumi i humbur përgjithmonë. Sapo te rikrijohet një normalitet i caktuar , rindërtimi ekonomik duhet të bazohet në një impuls që ndihmon për të rikuperuar sa më shpejt nivelin e GDP-së qe ne do të kishim nëse virusi nuk do të shfaqej.

Dhe kjo kërkon një plan fiskal shumë vjeçar që stimulon dhe  rrit investimet dhe punesimin pas krizës. Në terma teknikë , histerizimi duhet të shmanget më çdo kusht. Çdo shtet ka nevoja të ndryshme, që mund të jenë investimi për eknominë dixhitale,energjinë jeshile, përmirësimin e arsimit…Sido qe te jete. Me normat zero të interesit, nuk ka asnjë arsye për të mos i bërë ato.

‘’Kjo nuk do të jetë një shpëtim për këtë  ose atë shtet.  Thjesht do të jetë në përputhje me mandatin e stabilitetit të çmimeve ,pavërsisht nga kostoja.’’

Luftërat kushtojnë para. Defiçiti do të rritet ndjeshëm pas kësaj krize. Kjo është kostoja e fitores. Dhe atëherë në do duhet të shmangim përsëritjen e gabimit që u bë pas krizës së 2007- ës. Jo, nuk duhet menjëherë të mendojmë për uljen e borxhit dhe defiçitit. Prioriteti duhet të jëtë mbështetja e rritjes,mbyllja e hendekut të prodhimit dhe rritja e inflancionit në objektiv.

Do të jetë koha  për të “japonizuar’’ ekonominë, në kuptimin pozitiv të fjalës: banka qëndrore duhet të bashkëpunojë në mënyë të qartë me politikën fiskale, në mënyrën që normat e interesit të mbesin nën nivelin e rritjes së ekonomisë për një periudhë të gjatë kohore. Dhe nëse kjo nënkupton mbajtjen e normave të interesit shumë të ulët dhe vazhdimin e blerjes së bonove për shumë vite, siç do të jetë me siguri në eurozonë, atëherë do të jetë kështu. Kjo nuk do të jetë një shpëtim për këtë ose atë vend. Thjesht do të jetë në përputhje me mandatin e stabilitetit të çmimeve,pavërsisht nga kostoja.

Kjo luftë paraqet nje sfidë ekzistenciale për eurozonën.  Nuk ka më kreditorë dhe debitorë. Ne duhet t’i japim fund inercisë së pogrameve të shpëtimit dhe kushtëzimit. Le ta pranojmë : të përballur me këtë tronditje – ekzogjene dhe të zakonshme për të gjithë – nëse vendet anëtare nuk janë të gatshme të përvetësojnë zgjidhjen, duke lëshuar eurobono-ide për të financuar  një program të rindërtimit ekonomik, ato kurrë nuk do të jenë./Përshtati nga El Pais, Fjala.al

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV