Trafiku në Tiranë/ Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.

Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor.

Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk.

Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet“, deklaron ministri.

Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund.

Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e  trafikut“, shtoi ministri./  S.M

Të fundit

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës,...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Lajme të tjera

Web TV