“Çdo ditë pranë njerëzve”/ Basha vijon turin e takimeve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij të takimeve, është ndalur paraditen e sotme në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen e tij të vjetër.

Postimi

“Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre. Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në zemër të Tiranës, më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi te ngushtë, dhe se ajo fatkeqesisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë.

Ekonomia jonë duhet të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe hapja e garës në sistemin politik përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore.

Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve dhe një qeveri e vogël në shërbim të tyre janë kushte të domosdoshme për të vendosur interesat e qytetarëve në qendër të politikëbërjes, duke u dhënë atyre te gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen me të mirë për familjet e tyre.”

Pas kafes se mëngjesit me dashamirës dhe simpatizantë të lagjes, Basha ka zhvilluar biseda të shumta me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit.

Basha është interesuar të dëgjojë prej tyre për hallet dhe problemet me të cilat njerëzit përballen përditë, larg politikës së kotë të zhurmës dhe të përbaltjes, me qëllim që të gjejë format dhe mënyrat për të forcuar rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve./  S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV