Gazetari italian: Një pjesë e pasurisë së shefit të Cosa Nostra-s ndodhet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja me Shqipërisë me mafian më famëkeqe të botës ‘Cosa Nostra’-s siçiliane është e hershme.

Kreu i kësaj organizate Matteo Messina Denaro vdiq pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare pas një agonie disa ditore, në spitalin e L’Aquila.

Ai vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua ndërsa ishte ende në kërkim në fund të vitit 2020.

Denaro ishte dënuar për krime të shumta, përfshirë për rolin në planifikimin e vrasjeve të prokurorëve anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino më 1992.

Vetë Denaro kishte deklaruar më parë se kishte vrarë aq shumë njerëz, mjaftueshëm sa për ta mbushur një varrezë.

Para se të humbiste ndjenjat, ai takoi disa anëtarë të familjes dhe i dha mbiemrin vajzës së tij Lorenza Alagna, të cilën e kishte fshehur dhe nuk e kishte njohur kurrë.

Vajza, e cila e kishte takuar për herë të parë të atin në burg në prill, së bashku me një nga motrat e bosit mafioz dhe mbesën e saj Lorenza Guttadauro, e cila është edhe mbrojtësja e shefit, ka qenë pranë tij ditët e fundit.

Gazetari italian Roberto Saviano ka analizuar për ‘Corriere della Sera se prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro.

Sipas tij, një pjesë e pasurisë së tij ndodhet edhe në Shqipëri.

“Është gjithmonë një segment që zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri – zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet -, paratë në parajsat fiskale, ato nuk mund të arrihen kurrë.

Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi”, shkruan gazetari./  S.M

Të fundit

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari”...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Lajme të tjera

Web TV