U vra nga grupi terrorist serb/Qeveria e Kosovës jep 50 mijë euro për familjen e Bunjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës do t’i japë 50 mijë euro shpërblim familjes së Afrim Bunjakut, policit të Kosovës, i cili u vra nga grupi terrorist serb më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një detyrim për të ndihumar familjen e policit, i cili ra në krye të detyrë, në betejë për ligj dhe kushtetueshmëri.

“Pika e dytë është, shqyrtimi i propozim vendimit, për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë në Banjskë të Zveçanit, në betejë të Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri. Aty e kishim Afrimin, ndërsa për famlijen e tij, sot e çdo ditë tjetër është e gjithë Kosova. Është obligim i yni, që kemi përballë vetmohimit të Afrimit, ne sadopak ta përmbushim me atë çka mundemi e kemi, për atë që ai la mbrapa, bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë.

Ndaj, sot do të aprovojmë vendimin për ndarje prej 50 mijë euro për t’i ndarë në ndihmë familjes së Afrimit”, theksoi ai./I.S

Të fundit

VIDEO/ Brenda gojës së peshkaqenit, pamje të jashtëzakonshme

Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni, kur një predator...

Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Djali i viktimës, autor i masakrës së Mamurrasit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri...

Nga 1 marsi, shqiptarët e Kosovës të barabartë në drejtimin e makinës me austriakët

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se që nga 1 marsi 2025, patentat e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë...

‘Berisha është kartë e djegur’, Çupi: Në Athinë ‘ushqeu’ qarqet nacionaliste greke

Analisti Frrok Çupi ka komentuar takimin e kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke e cilësuar atë si një ushqim të qarqeve...

17-vjeçarin Yamal e “mbulojnë” me para te Barcelona

Lamine Yamal, i cili është vetëm 17 vjeç, po përfiton miliona euro nga Barcelona, një shifër që është e jashtëzakonshme për moshën e tij. Aktualisht,...

Lajme të tjera

Web TV