Një prift italian ka sakrifikuar jetën për t’i ardhur në ndihmë një të riu me koronavirus.
Don Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, pasi hoqi dorë nga respiratori që i duhej dhe që komuniteti i famullisë së tij kishte blerë vetëm për të, për t’ia ofruar një personi më të ri në moshë, të prekur nga virusi Covid-19.
“Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ia dhuruar dikujt tjetër”– u shpreh një punonjës shëndetësor për Berardellin, i cili njihet së tepërmi në Bergamo për ndihmën që u jepte të varfërve.
72-vjeçari ishte prift në dioqezën San Giovanni Battista. Sipas medias italiane Tg.com, nga 30 priftërinj që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, 16 janë nga kjo dioqezë.
Fjala.al