Cili është tipari më i bukur tek gratë shqiptare? Dua Lipa: Vetëbesimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistëm “ELLE”.

Mes të tjerash Dua ka folur edhe për standardet  e bukurisë në Kosovë, ku shtoi se nga vendlindja e saj tipari më i bukur që ka marrë është vetëbesimi.

Cili është një nga rregullat tuaja për bukurinë?

E përfundova turneun tim botëror në fund të vitit të kaluar, kështu që gjatë kësaj kohe më të qetë kam dashur të kem një fytyrë të freskët, pa makeup, sa herë që është e mundur. Është gjithmonë mirë t’i jepni lëkurës tuaj pushim.

Jeni rritur në Kosovë – a ka ndonjë tendencë bukurie specifike aty që e keni mbajtur me vete deri më sot?

Nuk do të thosha domosdoshmërish se ekziston një trend bukurie, por gjëja që më duket më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre.

Ke hapur një klub librash. Si u ushqye dashuria juaj për leximin?

Gjithmonë e kam parë leximin si një mënyrë për të kuptuar më tej lidhjen dhe marrëdhëniet njerëzore, dhe arratisja që ofron leximi shërben vërtet si forma e vet e mirëqenies. Kur orari im është i ngarkuar, e di se nëse arrij të marr një libër, mund të gjej një ndjenjë qetësie për një kohë.

Libre do të thotë i lirë – çfarë do të thotë liria për ju?

Liria për mua është forca për të përballuar sfida të reja dhe të qenit i hapur ndaj përvojave të reja duke qëndruar besnik ndaj asaj që jeni në thelbin tuaj./   S.M

Të fundit

Robert Oppenheimer, historia e vërtetë e babait të bombës atomike

Përgatiti: Leonard Veizi Julius Robert Oppenheimer ishte një nga ata njerëz që historia nuk i harron dot – jo sepse...

Media britanike jehonë bukurive të Shqipërisë/Sazani, ishulli i projektuar si ultraluksoz

Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, ...

Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Është zgjatur deri më fund të muajit qershor afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë, për shkak të sulmit...

Vijojnë lëkundjet në Shqipëri/ Tërmeti i fortë u “paralajmërua” nga 27 paragoditje

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje...

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet sociale. Një nga këngëtarët më...

Lajme të tjera

Web TV