Kristi kujton takimin me Sabianin/ E kam akoma…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar tek “Shqipëria Live” ku ka zbuluar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re.

Pak ditë më parë ai zbuloi se është në një lidhje dhe se vajza që ia ka marrë zemrën, është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.

Kristi ka treguar se lidhja e tij e re po shkon shumë mirë dhe se çdo gjë ka marrë një drejtim serioz pasi personazhi i njohur televiziv ka takuar edhe prindërit e saj.

Dhë ndërkohë që ka përmendur faktin që ka takuar prindërit e të dashurës, Arjon Muça e ka ngacmuar duke i pyetur nëse prindërit i ka takuar brenda apo jashtë Bigi-ut?

Pavarësisht se kjo batutë është shoqëruar me të qeshura, Kristi ka thënë: “Dëgjo se këtë e kam traumë, që ekziston brenda meje ajo situata që u krijua tek Big-u”.

“Me ardhjen e Sabianit, e ke fjalën”, pyet Erjona.

“Absolutisht”, përgjigjet Kristi.

Po pse është një traumë?“, pyet Erjona

Eshtë traum sepse përfshihet një gjë më shumë se sa një dalje në skenë ose një lojë. Implikohet një marrëdhënie, bëhet shumë komplekse pastaj babai i të dashurës tënde është një figurë autoritare, vëzhguese, kritike dhe që do gjithmonë më të mirën e vajzës.

Kështu që, në këtë aspekt, babai i të dashurës është një figurë e frikshme sepse në një farë mënyrë me atë bën luftë por ky nuk është rasti i Sabianit”, shprehet Kristi.

Ndërkohë që të dy drejtuesit e programit kanë vlerësuar sjelljen e Sabianit dhe të Kristit brenda shtëpisë në atë moment delikat, Kristi ka shtuar: “Narcizmi brenda meje mund të thoshte që e krijova unë atë situatë por edhe nga ana tjetër, përfunduan gjërat shumë mirë“./   S.M

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV