28 Shtator 1994/ Qindra njerëz humbin jetën nga mbytja e një trageti në detin Balltik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

852 njerëz gjejnë vdekjen në një nga tragjeditë më të rënda detare të shekullit XX, kur “Estonia”, një traget i madh automobilash dhe pasagjerësh, u mbyt në Detin Baltik. Anija e ndërtuar në Gjermani, po udhëtonte natën nga kryeqyteti estonez Talin në kryeqytetin suedez Stokholm, kur u mbyt pranë brigjeve të Finlandës.

“Estonia” ishte një traget i njohur për mbrëmjet me muzikën live dhe vallëzimet. Pasi u përfshi nga moti i stuhishëm, me dallgë që arrinin 15-20 metra, ajo mbytet në mesnatë. Shumë pasagjerë mbetën të bllokuar brenda anijes, ndërsa ata që arritën të hipnin në varkat e shpëtimit, u mbytën më vonë në ujërat e akullta, si pasojë e hipotermisë.

Helikopterët e ushtrisë, arritën të shpëtonin shumicën e 137 të mbijetuarve nga kjo ngjarje e rëndë. Pas tragjedisë, një komitet i përbashkët qeveritar suedezo-finlandezo-estonez, e përcaktoi ngjarjen një aksident, dhe bëri përgjegjës për të stuhinë e fortë detare, e cila bëri që uji të vërshonte masivisht mbi kuvertë, dhe të përmbyste tragetin në det në më pak se një orë. Megjithatë, pati të tjerë, duke përfshirë familjarët dhe miqtë e viktimave, që besonin se fundosja ishte rezultat i një një të çare të shkaktuar nga një përplasje apo shpërthim.

Kalendar

 

28 Shtator 1895 – Vdes biologu i mirënjohur francez Louis Pasteur. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e infeksioneve spitalore, dhe futjen e praktikave revolucionare në sterilizimin e mjeteve spitalore para dhe pas përdorimit të tyre.

 

28 Shtator 1918 – Henry Tandey, një ushtar britanik që shërbente në afërsi të fshatit francez Marcoing, tregoi se kishte hasur një ushtar gjerman të plagosur, dhe kishte hezituar ta qëllonte atë. Ky ushtar ishte pikërisht udhëheqësi i ardhshëm i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler.

Lexo edhe :  Kur Muri i Berlinit u hap (përkohësisht) për festat e Krishtlindjeve

 

28 Shtator 1961 – Një grusht shteti ushtarak në Damask, i jep fund unionit Egjipt-Siri të njohur ndryshe si Republika e Bashkuar Arabe, që u formua më 1 shkurt 1958.

 

28 Shtator 1978- Papa Gjon Pali I, ndërron jetë nga një atak në zemër, vetëm 33 ditë pasi ishte zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë. Ky është versioni zyrtar i ngjarjes, pasi teori të shumta konspiracioni pretendojnë për një helmim të qëllimshëm të Paqës.

 

28 Shtator 1995 – Kryeministri izraelit, Yitzhak Rabin, dhe udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jasser Arafat, nënshkruajnë një marrëveshje të përkohshme në lidhje me vendbanimet në Rripin e Gazës.

 

28 Shtator 2003 – Vdes regjizori i mirënjohur amerikan Elia Kazan. Regjizor, producent në film dhe teatër, ​​skenarist, romancier. Elia Kazan ishte 3 herë fitues i “Academy Awards”, 5 here i çmimit “Tony Award”, 4 here i “Golden Globe”./kb

 

 

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV