“Nuk do të kursehet askush”/ Dumani me dorë të hekurt: Unë lëviz me automjet të blinduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka pasur sot një takim me gazetarët e kronikës së zezë, teksa është zbuluar se çfarë është folur në këtë komunikim.

Për hetimin për Ahmetajn, Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, të cilat e rëndojnë pozitës e ish-zv.kryeministrit.

Ajo citoi dhe kreun e SPAK, sipas të cilit nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte.

Sipas Dumanit rëndohet pozita e z.Ahmetaj. Ka verifikime për z.Gjiknuri. Bëhet fjalë për disa udhëtime me biznesmenët e inceneratorëve.

Dumani tha se nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte.

Po kështu një çështje tjetër ishte ajo për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj apo kreun e PL Ilir Meta.
Për Metën është dërguar letër-porosi në SHBA dhe pritet përgjigjja. Çështje të tjera ishin ajo e ‘Klubit Partizani’, çështja Gërdeci”.

Po kështu Dumani është pyetur dhe për një hetim për korrupsionin, ku hetuesit e BKH ndaluan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe sekuestruan dy celularë.

Një hetim për korrupsion, sipas burimeve në ministrinë e infrastrukturës dy zyrtarëve iu janë sekuestruar celularët. Dumani la të kuptohet se bëhet fjalë për korrupsion, por tha se çështja është nën hetim

Dumani pranoi se ka marrë automjet të blinduar por mohoi kategorikisht kërcënimet dhe premtoi se do vijojë detyrën për të hetuar çdo person të dyshuar pavarësisht postit./   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV