Fermerët shqiptarë dëmtohen nga misri serb i importit!/ Çmimi nën kosto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky mund të quhet viti i artë i misrit në sektorin e bujqësisë. Ndryshe nga çdo kulturë tjetër që u dëmtua nga lagështia, fushat me misër kanë prodhim të lartë.

Konstandin Hajkola, Përfaqësuesi i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, institucion ky në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, tha se këtë vit në rang vendi janë mbjellë 60 mijë hektarë me misër, duke sjell një prodhim prej 430- 450 mijë ton.

“Është rritur sipërfaqja e mbjellë me misër në Korçë, Lezhë, Shkodër. Prodhimi këtë vit deri në 450 mijë ton. Që plotëson gjithë nevojën e tregut për një vit.”- tha Konstandin Hajkola, ekspert.

Edhe pse plotësohet kërkesa e tregut me prodhimin vendas, sërish importi nga Serbia dëmton fermerët shqiptarë. Kjo pasi në magazinat e Serbisë dhe shteteve të tjera ka misër stok që shitet me çmim nën kosto.

“Çmimi i grumbulluesve në vend në nivel me koston ose më pak se kostoja e prodhimit. Pularitë dhe komplekset blegtorale përdorin misrin të ardhur nga Serbia, me çmim më të lirë. Harrojnë se ai lloj misri ka nivel më të ulët proteinik”- tha ai.

“Fermeri dëmtohet nga konjukturat e tregut. Lufta Rusi-Ukrainë ka rrit rezervat në disa shtete. Misri në shtete të tjera shitet nën kosto, ata prishin edhe tregun tonë”. Vijoi ai.

Aktualisht misri i bardhë për bukë shitet me shumicë 53-55 lekë/kg ndërsa misri për blegtorinë me 32-34 lekë për kilogram. Por eksperti i bujqësisë parashikon rritjen e çmimit të misrit shqiptar deri në fund të dhjetorit.

“Nga fundi i fitit çmimi do rritet 20 për qind nga fundi i këtij viti. Por problemi është se fermeret skanë magazina. Direkt nga ara e merr grumbulluesi, ndaj ata luajnë em çmimin, pra e blejnë shumë lirë nga fermeret”.- tha eksperti.

Lexo edhe :  ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Përfaqësuesi i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore e bëri deklaratën nga Maliqi, ku po testohen hibride të ndryshme të kulturës së misrit.

Kjo është një parcelë eksperimentale, por duhet theksuar se në gjithë fushën e Maliqit fermerët kanë kultivuar rreth 3 000 hektarë me misër./E.T

Të fundit

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe...

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4...

Lajme të tjera

Web TV