Stuhia “apokaliptike” godet Greqinë/ Rrëzohet helikotperi, disa zona pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia qendrore dhe jugore është mbërthyer nga moti i keq që ka sjellë stuhia e dytë e fuqishme këtij muaji “Elias”.

Piloti i një helikopteri rezulton i zhdukur pas rënies së mjetit fluturues në veri të ishullit Eubea, ndërsa situata më e vështirë me përmbytjet është në Volos.

Ky filmim tregon momentet e rënies së një helikopteri civil në veri të ishullit Eubea në Greqi, paraditen e kësaj të Enjteje.

Piloti i një helikopteri rezulton i zhdukur pas rënies së mjetit fluturues në veri të ishullit Eubea, ndërsa shkak i rënies janë erërat e forta dhe shikueshmëria jo shumë e qartë si pasojë e motit të keq që ka sjellë me vete stuhia e fuqishme “Elias”.

Helikopteri po fluturonte drejt Volosit. Pikërisht, ky qytet dhe zonat përreth janë të goditurit më rëndë gjatë orëve të fundit nga përmbytjet masive që shkaktuan reshjet e dendura të shiut.

Përmbytjet prekën çdo cep të qytetit, deri në qendër, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Deri më tani nuk flitet ende për të lënduar apo viktima.

Autoritetet po evakuojnë qytetarët nga zonat ku situata është më e vështirë, ndërsa thirrje u është bërë të qëndrojnë në katet e larta të ndërtesave. Pritet që stuhia e dytë e fuqishme e këtij muaji të sjellë vështirësi gjatë orëve në vazhdim edhe në të tjera zona të Greqisë jugore e qendrore./e.t

Të fundit

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me...

Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja e tij ende kritike

Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë orëve të fundit ai nuk...

VIDEO: Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez. Një...

“Bonusi i votës”/Rama kundërshton komentuesin:Po përpiqemi ta kurojmë skemën e pensioneve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje...

Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?

Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë...

Lajme të tjera

Web TV