Dinamo City rikthehet tek fitorja në kampionat dhe mposht Laçin në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinamo fiton me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Laçit dhe merr fitoren e dytë në këto gjashtë javë të para të Abissnet Superiore. “Blutë” e trajnerit Luigi Di Biagio iu falën një goli të Baton Zabërgja në minutën e 12-të.

Sulmuesi 22-vjeçar i gjendur fare pranë portës së mbrojtur nga portieri Dajsinani nuk e pati të vështirë të realizonte duke i falur avantazhin të tijve. Në vijim, Laçi tentoi të reagoi dhe u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit. Në minutën e 31-të pas një kontakti në zonë, Manellari pretendon për penallti dhe në fakt arbitri Ferataj akordon 11-metërshin, por gjithçka u anulua pasi më herët sulmuesi Sobowale ishte në pozicion të parregullt.

Në fundin e pjesës së parë, Denisson për pak sa nuk shënon edhe golin e dytë për Dinamon, me brazilianin që u ndal nga reflekset e Dajsinanit. Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga Skerdi Bejzade sulmoi me më shumë këmbëngulje, por portieri i Dinamos, Rexhepi rezistoi.

Në të 64-tën, Behiratche u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijtë në disavantazh numerik, por sërish “Blutë” rezistuan dhe e mbajtën të praprekur portën deri në fund duke marrë një fitore shumë të rëndësishme pas dy humbjeve radhazi.

Pas kësaj ndeshje, Dinamo ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të tetë, ndërsa Laçi mbetet me shtatë pikë në vend të shtatë.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV