Kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, sa arrijnë temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në zona të izoluara në qendër dhe Jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në Juglindje. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore dhe veriperëndimore, herë pas here vranësirat pritet vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12 gradë C deri në 27 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C më e ulëta deri në 30 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

Europa

Ishujt britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu brigjet e detit Egje dhe gadishulli Apenin do të paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Ndërsa krejt ndryshe paraqitet Europa Jugperëndimore, Europa Qendrore si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit ku do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë dominante edhe ne Europën Lindore./I.S

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV