Hapja e negociatave/Thaçi: Vendim i duhur për Shqipërinë, Kosova e diskriminuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Shqipëria dhe shumë vende të botës po vuajnë nga pandemia globale e koronavirusit, nga Brukseli ka mbërritur një lajm i mirë; hapja e negociatave me Tiranën zyrtare dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, për hapjen e negociatave me këto dy vende e ka përshëndetur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Thaçit, vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë. Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi shkruan më tej se Bashkimi Evropian po vazhdon të diskriminojë Kosovën.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka thënë ai.

Të fundit

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

Lajme të tjera

Web TV