Juristi tregon pasojat që do të sjellë Censusi në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në nje interviste ku ndër të tjerat ka folur edhe në lidhje me censusin e popullsisë dhe të banesave i cili po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas tij ky census hap probleme madhore. Ai shprehet se me anë të këtij censusi Shqipëria do të ç’faktorizohej në sytë e ndërkombëtarëve, pasi ajo do shpallej si një shtet me një popullsi 2 milionë banor, pasi jemi vendi që ka emigracionin më të madh.

“Në kushtet kur jemi vendi i tretë që kemi emigracionin më të madh në planet, në të gjithë botën, censusi e dëmton imazhin e Shqipërisë politikisht dhe ekonomikisht. Pse? Sepse kemi një rrudhje si popullsi dhe ka një kufi 2 milionshë.

Nëse figurojnë 2 milionë banorë në statistikat ndërkombëtare. Asnjë investitor nuk shkon në këtë vend.

Është gabimi më i rëndë kombëtar, në dëm të interesave të shtetit të shpallësh një census për të shpallur një popullsi që nuk e ke realisht.

Ne jemi një komb me 10 milionë banorë dhe të nxjerrësh sot një census që Shqipëria është me 2 milionë banorë, nuk do të thotë gjë tjetër veçse të ç’faktorizosh shtetin shqiptar, sepse bën që asnjë shtet, asnjë kombësi të mos e marrë seriozisht shtetin shqiptar”,-tha Kreshnik Spahiu./  S.M

Të fundit

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Lajme të tjera

Web TV