Manastirliu uron studentët në nisjen e vitit të ri akademik: Dija çelësi i suksesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.

Përmes një video të shpërndarë në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Manastirliu thotë:

“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës.

Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj ky vit është fillim i ri. Një rrugëtim me mundësi të pafundme nis sot për ju.

Përkushtojuni me energji, me kuriozitet, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë i dëshirojmë për ju! Suksese të gjithëve”,- u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu në mesazhin e saj.

Së bashku me ministren Manastirliu, kanë uruar bashkëmoshatarët e tyre edhe dy nxënëse të ekselencës që nisin sot universitetin, Anja Xifaj, e cila do të ndjekë studimet për arkitekturë dhe Airin Shestani, e cila do të ndjekë studimet për Inxhinieri Informatike./  S.M

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV