Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit.

Kjo, pasi Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), që është institucioni më i lartë që grupon mbikëqyrësit dhe rregullatorët e këtij tregu nga e gjithë Bota, ia ka besuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizimin e eventeve vjetore.

Bëhet fjalë për Konferencën Vjetore, Mbledhjet e Përgjithshme Vjetore, si edhe Mbledhjet e Komiteteve të IAIS, të cilat siç është bërë traditë zhvillohen çdo vit përgjatë muajit nëntor.

Kështu, edhe pse datat nuk janë përcaktuar ende dhe mbetet të saktësohen gjatë periudhës në vazhdim, Shqipëria dhe në këtë rast AMF, si rregullatori i vendit pritës, ka marrë “ok” e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për organizimin e këtyre evente të rëndësishme.

Konferenca Vjetore mbledh çdo vit rregullatorë, përfaqësues të institucioneve financiare, ekspertë dhe aktorë të tregut të sigurimeve për të diskutuar mbi trendet, risitë dhe sfidat e kësaj industrie.

Ndërsa Mbledhjeve e Komiteteve të IAIS janë kryesisht takime teknike, ku miratohen plane veprime, dokumente, si edhe diskutohet mbi planet e ardhshme të organizatës.

Përmes një letre që i është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, Jonathan Dixon, Drejtoreshës Ekzekutive në Detyrë të AMF-së, Mimoza Kaçi, zyrtari i lartë e ka informuar për vendimin e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për të përzgjedhur Shqipërinë për organizimin e eventeve më të rëndësishme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime.

“Në emër të Organizatës, dua t’ju falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe për lidershipin e treguar,” theksohet në letrën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Dixon.

Lexo edhe :  Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Organizimi i këtyre takimeve në Shqipëri përfaqëson jo thjesht një shenjë besimi ndaj mbikëqyrësit, në këtë rast AMF, por edhe sinjal tejet pozitiv për imazhin e vendit, i cili përgjatë këtij viti u kthye në një destinacion të preferuar botëror të turizmit, me një rritje rekord të numrit të vizitorëve të huaj./   S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV