Koronavirusi/ SHBA pezullon të gjitha abortet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtetet e Teksasit dhe Ohio-s në SHBA janë urdhëruar shtyrja e të gjitha operacioneve jo urgjente, përfshirë abortet, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ky vendim është kritikuar ashpër nga avokatët e së drejtës së grave pasi e konsiderojnë si një mashtrim “ideologjik” dhe theksojnë se aborti nuk mund të presë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka urdhëruar të shtunën (21 mars) që të shtyjë operacionet mjekësore që nuk janë të nevojshme për të siguruar që shtretërit të jenë në dispozicion për personat e infektuar me COVID-19.

Ky rregull vlen për abortet përveç nëse jeta e gruas është në rrezik, tha prokurori i përgjithshëm Ken Paxton. “Ata që shkelin mandatin e guvernatorit do të ndëshkohen me ligj,” tha ai në një deklaratë, duke përmendur deri në 180 ditë burg dhe një gjobë prej 1.000 $.

Në Ohajo, prokurori i përgjithshëm lokal i ka dërguar me postë elektronike vendimin tre klinikave qe duhet te ndalojne operacionet.

Gjykata Supreme e Sh.B.A njohu në vitin 1973 të drejtën e të gjithë amerikanëve për abort, por i la shtetet të lira për të ligjëruar ndërsa gjykojnë se si do të zbatonin këtë praktikë.

Ndërkohë numri i të prekurve në ShBA është 46.805 persona prej të cilëve 593 kanë humbur jetën.

Të fundit

Inteligjenca Amerikane del kundër Trump: Programi bërthamor thjesht u shty

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj...

“Nuk dua të largohem”, mesfushori lë Bayernin me gisht në gojë

Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse...

Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e...

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të shuar konfliktin. Agim Nesho deklaroi se...

Klubi i madh francez bie në kategorinë e dytë prej problemeve ekonomike

Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi historik Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për...

Lajme të tjera

Web TV