Berisha për raportin e OSBE: 14 maji farsë elektorale. Ta largojmë Ramën me protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 maijt, duke thënë se vihej në pah se vota e lirë u manipulua.

Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha bëri thirrje për protesta, për të larguar qeverinë e Edi Ramës. “Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitarëve, defacko është në vdekje klinike.

Raporti i OSBE konstaton se për kontrollin e votës u përdorën mjete antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhore, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, Patronazhisti dhe Aktivisti bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e shqiptarëve. Në raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet.

Gjen se 14 maji ishte një farsë elektorale”, tha Berisha. Ai teksa foli për protesta, tha se ata qytetarë që janë interesuar për votën e lirë, jtë ngrihemi “ndaj këtij regjimi”.

“Ky pushtet qëndron i bazuar në raportin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë të mos përligjet një votë e vjedhur. Vota e vjedhur nuk shpreh vullnetin qytetar, por të rrëmbyesve të votës.

PD qëndron e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekjeje të madhe që shqiptarët të votojnë si qytetarët e tjerë evropianë.

Në një votë të kontrolluar, të blerë dhe nën terror, siç thotë raporti i OSBE, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës.

Këto provojnë vjedhjen e votës. Ata që mendojnë se Rama vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ata vetëm përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë”, tha Berisha.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV