Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon rekord të ri, shitjet arrijnë në 630 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë tërësisht në tendencë të kundër, duke shënuar rekorde të reja dhe zgjerim dy shifror, prej 11.7%.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 33.8 miliardë lekë, ose gati 320 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, shumë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.

Në tremujorin e parë të vitit, vlera ishte 32.3 miliardë lekë, duke e çuar gjithë gjashtëmujorin e parë në 66 miliardë lekë, ose rreth 630 milionë euro.

Që nga tremujori i parë i vitit 2018 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, duke u përshpejtuar dukshëm në dy vitet e fundit, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.

Në 6 mujorin e parë 2022, transaksionet e pasurive të paluajtshme ishin 550 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë 2018 rreth 400 milionë euro.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin ndër sektorët që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, së bashku me ndërtimin.

Në tremujorin e parë, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Në tremujorin e dytë, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme me 0.72 pikë përqindje Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të gjithë rritjes ekonomike.

Rekordin e ndërtimeve e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm, për tu rritur sërish në të dytin.

Lexo edhe :  Ndryshimet e reja/ Shqipëria hedh në qarkullim monedha të reja

Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.

Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit. Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.

Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022 , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë në rënie këtë vit

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, sidomos në bregdet, në linjë me kthimin e vendit në një destinacion turistik.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar.

Por, në 6 mujorin e parë, blerjet e të huajve kanë rënë, në kontrast me tendencën rritëse të shitjeve të pasurive të paluajtshme në total.

Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar..monitor/   S,M

Të fundit

Shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare?/ Reagon Artjola Toska

Lajmi se këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritej të bëhej nënë për herë të parë në...

Tatuazhet rrisin rrezikun e kancerit, gruaja që gjeti gjendër në gjoks pas tatuazhit

Kur mjekët në Australi zbuluan një masë të fortë në gjoksin e një gruaje 36-vjeçare që njihej se kishte faktorë rreziku gjenetik për kancerin,...

“Të dhënat nervore”! Tashmë mendimet tona mund të rregjistrohen

Ekspertët kërkojnë më shumë mbrojtje të të dhënave nervore nga BE-ja. Ekspertët po theksojnë nevojën për mbrojtje më të forta të të dhënave nervore nga...

Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet!

Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2025 pritet të jetë 20% më i lartë se ai i vitit aktual, me një vlerë totale...

Përse zgjedhjet në SHBA mbahen të martën e parë të nëntorit?

Çdo katër vjet, votat për presidentin amerikan hidhen të martën e parë të muajit nëntor. Sipas historianëve, gjithçka është e lidhur me fermerët amerikanë. Në...

Lajme të tjera

Web TV