Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku. Impianti u ndërtua për Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004.

Stadiumi Olimpik me një kapacitet pre 70,000 vendesh pret eventet më të mëdha sportive gjatë gjithë vitit, duke përfshirë sfida të Ligës së Kampionëve, si edhe koncerte të artistëve me emër. Zyrtarët e stadiumit informuan se të gjitha aktivitetet do të ndaleshin për një kohë të pacaktuar, pasi një studim zbuloi se kupola e stadumit nuk përmbushte rregullat e sigurisë.

Edhe çatia e pistës së vetme të çiklizmit ngjitur, kishte probleme dhe është ndaluar përdorimi i saj nga sportistët. Të dyja impiantet janë të vendosura në Qendrën Atletike Olimpike të Athinës, kompleksi më i madh sportiv i Greqisë në një sipërfaqe 250 hektarë, i cili priti Lojërat Olimpike të vitit 2004.

Pas përfundimi të eventit, infrastruktura sportive në vend është përkeqësuar. Klubi i futbollit të Panathinaikos e ka përdorur stadiumin për ndeshjet evropiane në këtë sezon duke u përballur me Vijareal muajin e kaluar.

Pas takimit me zyrtarët e sportit, përfshirë edhe Komitetin Olimpik Helen, ministri i sporteve, Janis Vrutsis u shpreh se vendimi për mbylljen e impianteve ishte “i dhimbshëm” dhe se po bëheshin përpjekje për të gjetur zgjidhjen më të mirë për një nga vendet më të dashura sportive për grekët. Qeveria konservative greke ka marrë kritika për përkeqësimin e gjendjes së kompleksit sportiv. Tifozëve u ishte premtuar që punimet do të nisnin në 2021./e.t

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV