Meloni: Duhet t’i japim fund trafikimit të qënieve njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar sot 10 vjet nga mbytja më tragjike e emigrantëve dhe refugjatëve që ka ndodhur ndonjëherë në Lampedusa. Më 3 tetor 2013, 368 persona në bordin e një varke, pothuajse të gjithë somalezë dhe eritreianë, humbën jetën afër portit të ishullit të vogël italian.

Ata ishin pranë dhe kur panë tokë, dogjën një batanije që rojet bregdetare italiane t’i shihnin. Zjarri në pak sekonda u përhap në të gjithë varkën e vogël.

Ata arritën të shpëtonin 155 refugjatë, mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël.

Italia dhe e gjithë bota u trondit nga kjo ngjarje e tmerrshme. Disa ditë më vonë, Papa Françesku i sapozgjedhur në atë kohë vizitoi këtë ishull të vogël në jug të Siçilisë, duke apeluar “që të gjithë të bashkojnë përpjekjet e tyre që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më”.

Mbrëmë, në orën 3:35 me orën lokale (pikërisht kur shpërtheu zjarri) banorët e Lampedusa dhe të mbijetuarit u lutën për viktimat, ndërsa mëngjesin e sotëm në një ceremoni të veçantë përkujtimore vendosën kurorë me lule pikërisht aty ku ndodhi rrënimi.

Në të njëjtën kohë në ishull u organizua një marshim me sloganin “Lampedusa nuk të harron”.

Gjithashtu, edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli sot në dhjetëvjetorin e tragjedisë. Ajo tha se qeveria italiane do të përpiqet që të thyejë rrjetin e trafikimit të qënieve njerëzore.

“Që nga ajo ditë, shumë tragjedi të ngjashme kanë ndodhur gjatë përpjekjeve të emigrantëve për të arritur në brigjet e Evropës. Është përgjegjësia jonë absolute t’i japim fund kësaj kasaphane të pandërprerë duke ndaluar nisjet e varkave të improvizuara. Përpjekja e qeverisë italiane për të thyer tregtinë e tmerrshme të trafikimit të qenieve njerëzore do të vazhdojë pa pushim dhe në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën në det,” tha Meloni./I.S

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV