Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit: Çfarë duhet të dini për tetorin rozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Simbolizuar nga një fjongo e thjeshtë rozë, ajo synon të rrisë ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit dhe t’i inkurajojë ato për të kryer kontrolle të vazhdueshme që të kapin në kohë sëmundjen.

Sipas gjetjeve të Observatorit Global të Kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (Globocan) në vitin 2020, nga 25,587 raste të kancerit tek gratë, rreth 32.9% lidheshin me kancerin e gjirit. Kjo është përqindja më e lartë në një lloj kanceri të vetëm në krahasim me llojet e tjera të kancerit me të cilat përballen gratë. Faktori më i zakonshëm i rrezikut për zhvillimin e çdo kanceri është rritja e moshës. Mamografia është në thelb një radiografi e gjirit, të cilën mjekët mund ta përdorin për të zbuluar shenjat e hershme të kancerit të gjirit. Gjiri vendoset midis dy pllakave plastike dhe shtrydhet në mënyrë që të bëhet një skanim i mirë i prerjes tërthore duke përdorur rreze X.

Kjo metodë përdor më pak rrezatim dhe është në përputhje me udhëzimet mjekësore dhe përsëritet nga lart-poshtë dhe anash për çdo gji. Disa gra mund t’i shohin këto procedura të pakëndshme, madje të dhimbshme por është e nevojshme për të parandaluar rrezikun. Kontrollet duhet të bëhen çdo vit, në mes të ciklit menstrual kur gjinjtë janë më pak të ndjeshëm.

Është tepër e rëndësishme që pacientët me kancer të marrin mbështetje të mirë emocionale dhe fizike gjatë gjithë kurimit. Angazhimi në aktivitete fizike, ruajtja e një peshe normale të trupit, si dhe ushqyerja e shëndetshme ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit./E.Ç

Të fundit

Dëbora shton vizitorët në malin e Tomorrit

Dëbora ka mbushur shpatet e malit të Tomorrit në Berat dhe shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zone. Pas festave...

Arbër Hajdari shkon në banesën e Klajdi Musabelliu dhe nis puna për rikonstruktimin

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu, ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri...

Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e ndodhur më 1 janar 2025 në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie. Në pamje shihet përplasja...

Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Një grua japoneze, e konsideruar si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records, ka vdekur në moshën 116-vjeçare. Tomiko Itooka vdiq...

CEO i Apple dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump

Pas Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, një tjetër titan i teknologjisë lidhet me presidencën e ardhshme të Donald Trump. CEO i Apple,...

Lajme të tjera

Web TV