Pas rënies së autobusit nga mbikalimi në Mestre, Itali duke shkaktuar vdekjen e 21 personave mbrëmjen e së martës 3 tetor, një burrë ka arritur të nxjerrë të gjallë vajzën e tij.
Në këtë video, të realizuar nga një kalimtar, shihet babai duke shpëtuar atë që duket të jetë një vajzë e vogël.
Shoferi i autobusit ka qenë italian dhe është në mesin e viktimave. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje.
Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit.
Më pas mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.
Kliko KETU per te pare videon kur babai nxjerr vajzën nga autobusi./E.T