“Të vijojë dialogu Kosovë – Serbi”, Rama nga Spanja: Masat duhen marrë sa nuk është vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat nga takimi i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës dhe frikës për një luftë, Rama e cilësoi fjalën “luftë” si diçka të madhe, por theksoi se masat duhen marrë sa nuk është ende vonë.

Ai gjithashtu u shpreh se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë dialogu.

Teksa foli për mundësinë e anëtarësimit, Rama ritheksoi faktin se një gjë e tillë nuk ka gjasë të ndodhë së shpejti pasi BE me 27 vende anëtare ka vështirësi në vendimmarrje.

“Lufta është një fjalë shumë e madhe, por para se të jetë vonë, masat duhen te merren dhe ne po ndjekim me detaje është shumë e rëndësishme që ka dëshira dhe lëvizje që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri.

Kufiri aty është transparent dhe ka mjete dhe trafik kriminal që ndodh aty dhe në të njëjtën kohë shpresojmë dialogu të rikthehet.

Nuk ka diçka të tillë si anëtarësimi i klasit të dytë, siç jemi në këtë situata po, ka klasë të parë dhe klasë të dytë të evropianëve, evropianë që janë pjesë e BE dhe evropianë që janë jashtë BE.

Duhet të jemi realist dhe nuk duhet të shohim gishtin, kur ai tregon hënën dhe të besojmë se kjo Europë e 27 vendeve që ka shumë probleme për të pasur një vendimmarrje kompakte, mund të zgjerohet me 34, 35, 37 së shpejti, por në vend të asgjë apo gjithçka për ne edhe pse nuk jemi pjesë e BE, duhet të konsiderohen alternativa të reja  dhe sigurisht kjo ndarje në shtëpi duhet të jetë shumë interaktive.

Lexo edhe :  "Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia..."

Si përshembull, shpirti i komunitetit politik të BE duhet të jetë, në perimetrin e BE, pa pasur edhe anëtarësim së shpejti, sepse kjo nuk do të ndodhi” tha Rama./I.S

Të fundit

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Lajme të tjera

Web TV