Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Bolonjës: Rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me të cilin bisedoi rreth shkëmbimit të eksperiencave mes dy qyteteve. Ai nënvizoi faktin se shumë shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Bolonja, tashmë kanë një histori suksesi atje dhe janë integruar mjaft mirë.

“Bolonja është një shtëpi e dytë për shumë shqiptarë. Më vjen mirë që, edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Bolonjës, Ditjoni, është shqiptar. Jemi në fazën ku shqiptarët janë integruar, dhe qytete si Bolonja, jo vetëm na presin me derë të hapur, por edhe me mendje e zemër të hapur. I kanë bërë shqiptarët të ndihen në shtëpi, të prodhojnë histori suksesi, disa prej tyre janë punëmarrës, disa prej tyre sipërmarrës, disa të tjerë po angazhohen në politikë. Shembulli më ideal i integrimit të një komuniteti emigrantesh është Bolonja, Italia, ku shqiptarët vërtet kanë bërë progres, edhe vërtet janë bërë pjesë e stofit të atij komuniteti”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë të shtimit të numrit të fluturimeve direkte, jo vetëm me Bolonjën, por me rreth 50 qytete të ndryshme të Italisë, kjo për shkak të fluksit të turistëve italianë drejt Shqipërisë dhe Tiranës.

“Shtimi i linjave “loë cost” do ta bëjnë më të thjeshtë komunikimin mes nesh. Në vend që të na ndajë Adriatiku, është një det që na bashkon. Italia është shumë e rëndësishme për ne. 35% e bilancit tonë ekonomik janë shkëmbimet tregtare me Italinë. Është një histori e jashtëzakonshme suksesi. Por, duam që ashtu siç është në nivel shteti, të jetë edhe në nivel të dy qyteteve tona”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore tha se qyteti i tij është i interesuar të bashkëpunojë me Tiranën në fushën e arsimit, turizmit dhe transportit urban.

“Tirana dhe Bolonja janë dy qytete të reja, me rëndësi për Europën dhe Mesdheun. Kemi vendosur të punojmë së bashku për çështje të ndryshme. Në Bolonjë gjendet Universiteti më i vjetër i Perëndimit dhe ka mirëpritur shumë të rinj shqiptarë. Nisur nga ky fakt, duam të shpalosim të gjithë energjinë që kemi, sa i përket kulturës, sipërmarrjes, nismave për gjelbërimin. Duam të punojmë së bashku për transportin publik, të drejtën për strehim, për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm. Pra, mendojmë që Bolonja dhe Tirana mund të kontribuojnë shumë në këto aspekte”, përfundoi kryebashkiaku Lepore./I.S

Të fundit

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli,...

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid, klubi madrilen duke parë perfomancat...

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Lajme të tjera

Web TV