Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten një shtetas kosovar me iniciale M.V., nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Gjykata e Lartë në Podgoricë ia ka caktuar atij masën e paraburgimit ekstradues. Ai kërkohet nga Interpoli përmes UNMIK-ut, për shkak të përfshirjes në një vepër penale, sipas Drejtorisë së Policisë.

Më 25 shtator, policia malazeze e arrestoi një shtetas të Serbisë me inicialet M.V., 61 vjeç, nën dyshimin se kishte kryer të njëjtin krim lufte në vitin 1999.

Pas kësaj, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviq, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.

“Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi,” tha Knezheviq.

Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t’u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje.

Knezheviq tha se në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi – Zhivko Vuksanoviq dhe Momçilo Bulatoviq – u arrestuan për krime të dyshuara lufte pas dy dekadash e gjysmë.

Ai i vlerësoi arrestimet e këtyre personave si “terror ndaj popullit serb që po tenton të përhapet në Mal të Zi”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Lexo edhe :  “Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.rel/I.S

Të fundit

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta...

Përfshihet nga flakët ish-parku i automjeteve/ Shkrumbohen 4 autobusë të parkuar

Një zjarr ka rënë rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm (29 maj) në ish-parkun e mjeteve në Lushnjë, duke djegur 4 autobusë të...

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë...

A do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së pas humbjes në...

Horoskopi ditor, 29 Maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni atë që është e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV