Çmimi Nobel për Paqe/ Zelensky, Navalny dhe Erdogan ndër të nominuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha po numëron mbrapsht për shpalljen e fituesve të çmimit Nobel të Paqes të këtij viti në Oslo, ku të preferuarit janë të shumtë dhe të famshëm: mes tyre, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe lideri i opozitës ruse i burgosur dhe kundërshtari i Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Lista e kandidatëve mbetet si çdo vit e fshehur, e vetmja gjë që dihet është se këtë vit përfshin 351 individë apo organizata. Midis tyre, aktiviste të ndryshimeve klimatike, aktiviste të të drejtave të njeriut, indigjenë dhe gra iraniane që luftojnë për të drejtat e tyre.

Sipas Reuters, në mesin e të preferuarve të prezantuesve është aktivisti ujgur i burgosur Ilham Tohti.

Megjithatë, dhënia aktuale e çmimit do të zemëronte Kinën, siç bëri gjashtë vjet më parë kur ngriu marrëdhëniet diplomatike me Oslon pasi i dha çmimin disidentit të burgosur Liu Xiaobo.

Për Henrik Urdahl, “drejtor i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo”, komisioni mund të theksojë kontributin e aktivistëve për paqen në një vit që shënon 75 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Urdal përmendi gjithashtu shembullin e afganes Mahbooba Siraj, e cila pavarësisht se është e ndaluar nga regjimi taleban, vazhdon të bëjë fushatë për të drejtat e vajzave për arsimim dhe për të drejtat e grave në Kabul.

Ka shumë ekspertë që vlerësojnë se shumë shanse për të fituar Çmimin Nobel për Paqen këtë vit janë gratë iraniane që protestojnë prej muajsh për vdekjen e të resë Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të kodit të veshjes myslimane në vend.

Në një rast të tillë, Çmimi Nobel për Paqe mund t’u jepet grave aktiviste të shquara ose “Aleancës për Demokraci dhe Liri në Iran”.

Lexo edhe :  Ndërron jetë në Suedi rrëmbyesi që frymëzoi teorinë e sindromës së Stokholmit

Organizatat që regjistrojnë krimet e luftës në Ukrainë ose Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila do të gjykojë raste të tilla pas përfundimit të luftës, konsiderohen gjithashtu si favorit të mundshëm.

Megjithatë, ekspertët besojnë se pas verës më të nxehtë të regjistruar të këtij viti dhe një viti të shënuar nga ngjarje ekstreme të motit, Çmimi Nobel për Paqe ka të ngjarë të tërheqë aktivistët e ndryshimeve klimatike./I.S

Të fundit

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV