“Më dridhej zëri…”/ Rrëfimi i sopranos shqiptare: Një javë pa bukë, punoja pastruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuara e kryeministrit Edi Rama në “Podcast” ishte sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, e cila rrëfeu rrugëtimin e vështirë në jetë.

Largimi nga Shqipëria në Itali. Vështirësitë atje, gjithçka që bëri për të qëndruar dhe për t’u bërë soprano.

“Unë fitova faktikisht një master class të Katia Ricciarellit në ‘93 dhe më pas ajo premtoi që do na mbante, sepse unë i thashë “dua të studioj, e kam ëndërr bel canto, italiano etj’, pas dy-tre muajsh më abandonoi, më la, sepse kishte disa gjëra të saj personale. Doli nga fjala për shumë gjëra, por duke marrë edhe jetën e këtyre studentëve mbi krahë.

Dhe unë vendosa të rrija pa anën financiare dhe thashë; “si mund të qëndroja unë në Itali, nuk dua të kthehem në Shqipëri, jo se më mungonte gjë, sepse ne jemi mësuar shumë të ngushtë, domethënë ajo lidhja me familjen e për një shqiptar, për një ballkanas,  t’i heqësh familjen është sikur t’i heqësh shpirtin.

Pastaj për një 18-vjeçare në ‘93 dhe iu thashë atyre organizatorëve të Master Classit në Mantova, thashë ‘’jam gati të bëj babysitter, të pastroj, të laj, të merrem me çdo gjë, vetëm më jepni mundësinë që unë të provoj veten. Dua të bëhem këngëtare operistike. Kur të shikonin, flasim për ‘93… vjen nga Shqipëria, do të bëhesh këngëtare lirike, kur në atë periudhë vinin anije …

Domethënë kishim një lloj nami se e keqja bën më tepër zhurmë. Është si punë e ortekut, që tani është e kundërta dhe kam dashur të luftoj me shume paragjykime, mentalitete.

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë por e panë ata që e doja, e doja jashtë mase. Kështu që unë fillova.. ato lekët e mia të para, duke mos ngrënë ditët e para sepse nuk e pranoja dot dhe lëmoshën.

Thashë  jo, unë do punoj si babysitter, por do paguaj për veten time në momentin që unë do paguhem për punën që po bëj. Kështu që kam pasur disa ditë njëherë, ato ditët e para që kam qenë një javë pa ngrënë bukë.

Kisha vendin ku të flija, por thashë jo, kam gjëra për të ngrënë, personave, familjes që do të më mbante dhe në atë një javë sikur të kthehet, -nuk di tani të gjej fjalët kryesore, të duhurat -sikur sheh një botë tjetër. Sheh atë pasionin, fatin në kuptimin të asaj që ta teston e do me gjithë mend këtë gjë, apo do të kthehesh në shtëpi. Shumë gjëra, fillon edhe ke halucinacione sepse mbas 4- 5 ditësh, unë isha dhe një çikë e shëndoshë se sidoqoftë ushqimi i mamit, byrekët e të tjerë, isha një çikë e shëndoshë dhe ka qenë një moment shumë vendimtar.

Isha adoleshente, por ka qenë një ndër momentet më të vështira, por dhe shumë domethënëse se më hapi një dritare tjetër dhe ishte dhe një lloj filozofie që më kishte mësuar im atë, në qoftë se do diçka, do të vihet në test gjithmonë. Po atëherë kur dëgjoje, se babai im ka mbaruar për filozofi, i dëgjoja këto shprehje që i kisha shumë qejf.

Lexo edhe :  Akuzat e Metës, Basha: Atij i ka mbetur ora, por aty ku është nuk i duhet

Më pëlqenin se kishin kuptimin, po i merrje si shprehje të bukura, s’po them si përrallë, pak a shumë dhe aty më erdhën këto fjalë dhe thashë ky është ai momenti.

Kështu që, në Itali kam kaluar këtë periudhë duke punuar si babysitter, si pastruese, duke u marrë, duke u kujdesur për të moshuarit dhe ndërkohë shkoja i bija derës në Santa Cecilia, të lutem më dëgjo një çikë, një profesori, njërit andej, tjetrit këtej, nuk është se po kërkoja lëmoshë, por po e kërkoja aq shumë, me aq shpirt dukej dëshpërimi im në sy dhe mbaj mend kur filloja audicionet që më bënin, ngaqë doja që të provoja që unë vlej, mbaj mend që më dridhej zëri dhe më ka ngelur ky emotivitet edhe sot kur hyj në skenë dhe po shikonin atë pasionin dhe rrugëtimi ka qenë i gjatë që të mos bëjmë histori tani, por ashtu ka filluar.

Ka filluar konkursi i parë pastaj që kam marrë ato dy lekët e para dhe i kam marrë për të blerë një biletë treni se deri aty arrija, nuk arrija më shumë dhe të tjerat të blija libra.

Më dukeshin ato, kur shkoja te Casa Ricordi kishim parë filmin me Verdin, filmat Bellini që ishin bardh e zi dhe unë i kisha në mendje, ishin pjesë të atij ditarit dhe më dukej sikur gjithë ai rrugëtim që unë e kisha shkruar, po e jetoja në atë moment.

Edhe nuk po them që jeton në ëndërr, por ishte diçka që po e prekja me dorë dhe kështu filluan këto lekët e para.

Nuk pata shumë mundësi që të bëja fluturime, të merrja një avion, të provoja gjëra më të mëdha, po ato që kam provuar nga pak e nga pak, kur i thonë asaj me këmbën e rëndë më kanë bërë të fitoja një konkurs. Konkursin e parë ku mora disa lekë më shumë.

Konkursi i dytë jepte një rol ta debutoje që ajo eksperienca ishte çdo gjë, por isha kështu, vesh e sy të thithja nga çdokush dhe më ka ngelur sot e kësaj dite kur shoh një lëvizje, qoftë edhe një lëvizje të një fëmije si ulëret, them ah shih si e mban gjuhën, shih si e mban diafragmën se është natyrë, është diçka e natyrshme. Kështu derisa arritëm një nga një gjërat, deri këtu dhe studimi vazhdon akoma” tregoi ajo./    S.M

Të fundit

Denoncuesi “anonim” i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Nga Mero Baze Janë detaje që tregojnë këmbënguljen për ta linçuar, pas të cilës qëndron një vullnet politik që ka...

3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të ngjarjeve që ka raportuar për...

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të dobëta të jetesës dhe injorimit...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në...

Lajme të tjera

Web TV