Viti i ri akademik/Universiteti i Tiranës thirrje studentëve: Ende kuotat të lira nxitoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse viti i ri akademik 2023-2024 ka nisur, Universiteti i Tiranës u bën thirrje studentëve të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të universiteteve, pasi ka ende kuota të lira në raundin e mbetur.

Prej 1 jave Universiteti i Tiranës ka hapur auditoret për 3381 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.

Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira ndaj ftojmë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe.

“Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh.

Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit.

Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre”, njofton Universiteti i Tiranës. /   S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV